Shkatërrimi i parkut të liqenit, ambientalistët kallëzim penal në tri institucione

Ankesë në Inspektoratin e Mjedisit dhe në policinë ndërtimore

Lorina Mixha

Ambientalistët, urbanistët, arkitektët dhe shoqëria civile bashkë kanë marrë një tjetër vendim për sa i takon shkatërrimit që po i bëhet parkut të Liqenit Artificial. Kjo, për shkak të zgjerimit të Rrugës së Elbasanit. Dje është konfirmuar se një përfaqësi e grupit që kundërshton prerjen e pemëve në zonën e mbiquajtur “trashëgimi kulturore” kanë bërë kallëzim penal në prokurori dhe më pas e kanë drejtuar ankimimin e tyre për dëmin mjedisor pranë institucionit të policisë ndërtimore dhe Inspektoratit të Mjedisit. Ajo që kërkojnë ambientalistët nga këta sektorë është kontrolli i dokumentacionit dhe të vërtetohet nëse për nisjen e punimeve në këtë zonë ka një leje ndërtimi apo jo. Sipas ambientalistëve, ajo që po bëhet sot në Liqenin Artificial është antiligjore dhe tërësisht në kundërshtim me ligjin dhe rregullat, të cilat duhen zbatuar për të kthyer sipërfaqet pyjore në rrugë. Po ashtu, ajo që mbetet mister dhe ka revoltuar ekspertë e urbanistë, është mospublikimi i projektit nga ana e institucioneve dhe mungesa e transparencës për të folur rreth asaj që pritet të bëhet me drurët e parkut kombëtar të liqenit. Po ashtu, ekspertët e trashëgimisë kulturore hedhin dyshime për mënyrën sesi po e menaxhon Bashkia e Tiranës çështjen e zgjerimit të Rrugës së Elbasanit, duke ia deleguar kompetencat prioritare Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

Argumentet

Gjatë zhvillimit të emisionit “Shqip” në “Top Channel”, Artan Lame, Xhemal Mato në cilësinë e shoqërisë civile dhe Blendi Kasmi në cilësinë e përfaqësuesit të shtetit, kanë debatuar dhe diskutuar mbi parregullsitë dhe mungesën e transparencës për projektin e zgjerimit të Rrugës së Elbasanit. Sipas Lames, një dokument që pretendohet të jetë pjesë e protokollit të Bashkisë së Tiranës nuk është i vlefshëm dhe komprometon projektin për liqenin, pasi në këtë shkresë nuk dallohen elementet e nevojshme për ta mbiquajtur të rregullt. Lame ka akuzuar Bashkinë e Tiranës për parregullsi dhe ka deklaruar se ekzistojnë dokumente të tjera, të cilat vërtetojnë se parku kombëtar i liqenit të Tiranës po shkatërrohet në mënyrë pirate, pa projekt, pa dokumente.

Nga ana tjetër, ambientalisti Xhemal Mato ka deklaruar se tkurrja e instituteve kërkimore, si dhe mungesa e ekspertizës së specialistëve, të cilët bëjnë parashikime, po sjell shkatërrimin e mjedisit, trashëgimisë natyrore dhe vlerave të kryeqytetit.

Në një kohë kur nuk bëhet publik as projekti, as detajet dhe as avantazhet e disavantazhet e prerjes së drurëve, askush nuk mund të bëhet pjesë e debatit dhe të gjykojë nëse Rruga e Elbasanit duhet të zgjerohet apo jo.

Institucionet dhe ekspertët

“Bëjmë me dije se, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka nisur punën për zgjerimin e Rrugës së Elbasanit, një arterie e rëndësishme kombëtare. Kjo rrugë, nga Fakulteti Ekonomik deri te rrethrrotullimi i Saukut, me gjatësi 1.7 km, do të jetë me 6 korsi 2×8 m me trafikndarëse prej 1.5 m, ku është parashikuar edhe gjelbërim, si edhe me trotuare në të dyja anët e rrugës. Zgjerimi i kësaj rruge do ta lehtësojë ndjeshëm trafikun, do të ulë koston e lëvizshmërisë, do të ndikojë në reduktimin e ndotjes dhe do të përmirësojë cilësinë e jetës së banorëve të Tiranës. Zgjerimi i rrugës diktoi nevojën e ndërhyrjes në këtë pjesë të parkut”, deklaroi zyrtarisht Bashkia e Tiranës.

“Qytetarët duan projektin dhe lejen e ndërtimit. Situata është kaq antiligjore, sa ata nuk kanë leje të ndërtimit dhe nuk mund ta japin atë. Mbi bazën e ligjit të ri të urbanistikës nuk e japin dot lejen e ndërtimit. Nuk kanë një dokument bazë ku të mbështeten për të dhënë lejen e ndërtimit. Ata duhet të kenë një plan rregullues të miratuar, ata duhet të kenë një dokument nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit nga Kryeministri Berisha, i cili konverton sipërfaqen, e ndryshon vijën e liqenit, ata duhet të kenë një dokument ku konvertohen sipërfaqet e gjelbra në sipërfaqe ndërtimi për rrugë ose pallate. Ata duhet të kenë shumë dokumente për të dhënë lejen e ndërtimit. Prandaj japin deklarata, sepse nuk kanë leje ndërtimi për t’u dhënë qytetarëve”, tha Artan Shkreli, arkitekt, përfaqësues i grupit që po kundërshton shkatërrimin e liqenit të Tiranës.

UNIONI I URBANISTËVE – PROJEKTI ME IMPAKT PUBLIK MBETET ENDE I PAQARTË, PËR AQ KOHË SA NUK ËSHTË BËRË TRANSPARENCA PUBLIKE DHE ZBARDHJA E PROJEKTIT

NDËRHYRJET – KANË IMPAKT MJEDISOR NË PARK, KULTUROR NË TRASHËGIMINË ARKITEKTONIKE E PEIZAZHISTIKE TË PALLATIT TË BRIGADAVE

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s